Preç Zogaj, Bashkim Shehu dhe Shaban Murati fitojnë çmimet letrare “At Zef Pllumi 2024”

8 Prill, 17:03| Përditesimi: 8 Prill, 17:11

  • Share

Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar "At Zef Pllumi" për vitin 2024.

 

I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishem ishin autoritete lokale si dhe personalitete të artit dhe letersisë shqipe të cilët vlersuan këtë event që i dedikohet At Zef Pllumit.

“Ndjehem i nderuar që marr një çmimin që mban emrin e madh të një iluministi si At Zef Pllumi”, tha Shaban Murati.

 

Munguan në ceremoni, Preç Zogaj dhe Bashkim Shehu, ndaj çmimet në emer të tyre i tërhoqën familjarët.

Ndërsa studiuesi Behar Gjoka u shpreh se “Duhen përgëzuar ata që vijojnë të mbajnë gjallë fjalën e At Zef Pllumit”.

 

Në këtë konkurs juria e përbërë nga emra të njohur të lertësisë shqipe si Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me çmime karriere Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin.Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?