Armand Duka dhe përdhosja e simboleve shqiptare

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?

12 Tetor, 10:19| Përditesimi: 12 Tetor, 10:33

  • Share

12 shtator 2023 në Bukuresht - 11 tetor 2024 në Pragë. Situatat janë të ngjashme, racizëm dhe përdhosje e simboleve kombëtare shqiptare. Në harkun e disa muajve reagimet kanë qenë të ndryshme.

Mbrëmjen e 12 shtatorit 2023 në Bukuresht, Kosova humbi 2-0 kundër Rumanisë për Grupin I kualifikues për Euro 2024. Në atë takim, pas vetëm 18 minutave lojë tifozët rumunë shpalosën banderola raciste dhe fyese për shqiptarët, teksa lojtarët e Kosovës ndalën ndeshjen dhe nuk pranuan të futeshin në fushë pa u larguar simbolet fyese. "Kosova është Serbi" apo edhe mesazhe të tjera fyese bënë që ndeshja të ndërpritej për 52 minuta dhe UEFA të merrte masa, për të rifilluar duelin. Pas disa javësh gjobë e majme për Rumaninë dhe "tërheqje veshi" për ndeshje pa tifozë.

Ndërkohë mbrëmjen e 11 tetorit 2024 (dje) në Pragë u shfaqën banderola raciste dhe fyese për shqiptarët. Në humbjen 2-0 të Shqipërisë kundër Çekisë, tifozët vendas kishin shpalosur hartën e Kosovës me flamurin serb, si edhe flamujt kuqezi me kokën poshtë dhe me shenjën "X" në mes.

Për këtë situatë raciste asnjë reagim nga zyrtarët e FSHF-së gjatë ndeshjes, që më e pakta sinjalizuan arbitrin, kjo edhe sipas deklaratës së Mirlind Dakut në fundin e ndeshjes. Nëse FSHF reagoi pas sfidës së do bëjë ankesë në UEFA, drejtuesit e Fedeartës Shqiptare të Futbollit mund të kishin marrë shembullin e Kosovës 13 muaj më parë, kur ndalën lojën për mos lejuar fyerjen dhe përdhosjen e simboleve kombëtare.

Për t'u evidentuar edhe fakti se Armand Duka është zv.president i UEFA-s dhe është i mirëinformuar që ndeshjet nuk mund të luhen kur shfaqen banderola politike apo raciste.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 13/10/2024 09:18

    Sepse Duka esht nje mafioz bashk me Hysajn

    Përgjigju
  • Dim: 13/10/2024 05:59

    Mikpritja e çekëve ne Shqiperi duhet rishikuar!!! Ne Paris sillen si langaraqë e muratorë! Jane me famë per racizem she pornografi! Nje ish student ne çeki!!

    Përgjigju
  • Iris: 13/10/2024 04:02

    Ne kohen fill pas luftes per pavaresi te Amerikes,nje perfaqesues i shtetit amerikan ishte ftuar per darke ne GB, ne shtepine e nje lordi anglez.Kur amerikani vajti ne banjo pa ne murin e banjos te varur portretin e Washingtonit.Zoteria mbaroi pune dhe u kthye ne sallen ku ishin dhe te ftuarit e tjere.Lordi anglez priste qe amerikani te reagonte ashper e te protestonte per kete perdhosje qe i ishte bere presidentit te pare e nje prej baballareve te kombit,por nuk ndodhi asgje.Ai e pyeti se c'mendonte per pikturen e Washingtonit ne banjo dhe amerikani u pergjigj qetesisht, se lordi i kishte gjetur vendin perfekt ku t'a varte,sepse asgje nuk i bente anglezet /te clironin/nevojat personale me shpejt,se sa kur shikonin portretin e Washingtonit.Nga ky episod historik,nxirreni vete konkluzionin se cfare reagimi duhet per provokime te tilla si ky me ceket e te ngjashem!

    Përgjigju
  • Mirditasi: 12/10/2024 19:20

    Berisha, Meta dhe Duka jan shkije! Herët a von Shqypnia do ua zhduki farën siç ia ka zhduk çdo kujt që tokën e zotave ka tradhtue.

    Përgjigju
    • Gani: 13/10/2024 20:08

      A ka ma shkije se I gjati o mirditas ?

    • Aleanca: 13/10/2024 03:06

      Duhet me ba aleance Mirditas me Malsoret Dukagjinsit Matjant me Lac Milot Puka Lezha Pllana etj etj ndryshe nuk vjen hakut kjo pune qe ke ideuar, vetem Mirdita me dhjetmije banore qe ishte ne cenus te fundit ska gja ne vije , a jam dakort po pat dhe aleancen forcohet loja sa per fiset Berishe jane fise Pukes me origjine mjafto pyesesh ose lexosh Valentinin qe i ka pershrkuar fiset Dukagjinase sipas zonave pra Puka edhe pse ne vetvete po edhe Puka si zone jane influenca e dukagjinasve ! Problem mbetet se shqiptaret shiten per para dhe per karrige pastaj vjen nje kohe edhe karrigen edhe paret i humbin ! Ne Mirditas modern kohet e fundit vetem prof Mark Marku e tregoj veten burre nga shtepia madhe e prijesit Mirdites edhe u largua nga Politika e vjeter si kapedan , pra pa aleance reale mirdita sot me dhjetmije banore asht vetem nje deputet teorik ne politiken shqiptare pra ska popullsi as fuqi sepse per tridhjet vjet Miridita u rrudh e vogel sa nje gogel !

  • Tung: 12/10/2024 15:51

    Nuk thua mire qe na lejojne te luajme ne Europe. Ne jemi bo Afganistan Tash edhe xhamine e kemi ma te madhe se Kabuli

    Përgjigju
    • Fiks: 13/10/2024 03:06

      Fiks , politikant me te poshter ne Europe i kemi ne në Shqipëri , si me pas qënë tifoz te djallit !

    • Malsori: 12/10/2024 18:42

      Tung×pajtohem me menimin tan nuk mund ti shtoj asnje presje.

    • lemi: 12/10/2024 18:01

      S’e luan topi. “Scotland o komb i mjere” - ka thene Shekspiri.

  • Askushi: 12/10/2024 10:31

    Nuk e terheq sepse eshte zv/presind i UEFA.nje kupole korrupsioni plus qe eshte nje burre langaraq i vetekenaqur.

    Përgjigju
    • Gaci: 12/10/2024 16:03

      Langaraq fund e krye. Nje qenie e ndyre sa s'ka ku te shkoj më. Turp i madh qe skuadra nuk u terhoq.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?