Gjykata e Durrësit mori sot vendim të mos vërtetojë mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiaken e re të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, me argumentin se Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatve ligjore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si parti për të garuar me kandidatë në garën elektorale. Valbona Sako kishte në garë përballë saj kandidaten e Bindjes, Valbona Sakollari ndaj Gjykata e Durrësit argumenton se me një parti të regjistruar në paligjshmëri, i gjithë procesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit duhet të shpallet i pavlefshëm, nga fletët e votimit që kishin të listuar dy kandidatet, e deri tek rezultati i votimeve.
Por përse ky vendim i gjykatës së Durrësit?
Këto ditë, gjykatat në rrethe të tjera kanë nisur të vërtetojnë mandatin e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dhe konkretisht, edhe të atyre që në garë kanë pasur kandidatë nga Bindja Demokratike.
I tillë është rasti i Bashkisë së Kolonjës, ku Erion Isai nga PS kandidonte përballë Fatjon Lekës së Bindjes Demokratike. Pas kërkesës që ai bëri në Gjykatë, Gjykata i dha mandatin. Njëjtë edhe me Mallakastrën, Kukësin, etj. Safet Gjici i propozuar nga Partia Socialiste, garoi përballë një kandidati të Bindjes Demokratike, Abedin Oruci.
Vendimi i Gjykatës së Kukësit për vërtetimin e mandatit të Safet Gjicit
Lajmi kryesor:
Gjykata nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së Durrësit: Bindja u regjistrua jashtë afateve ligjore /Vendimi
G.M./ReportTv.al