Rritja e inflacionit, ekspertët në Report Tv! Preçi: Tregon se ka krizë, do tkurrë konsumin, qeveria të rishikojë politikat fiskale! Shehu: Rritja e çmimeve, jo kalimtare

3 Shkurt 2022, 14:18| Përditesimi: 3 Shkurt 2022, 15:04

  • Share

Ditën e djeshme Banka e Shqipërisë raportoi se inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë se 3%, çka do të thotë se çmimet do të vazhdojnë të rritet.

Lidhur me njoftimi e djeshëm, i ftuar në Report Tv ishte Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi i cili sqaroi se çfarë nënkupton ky term ekonomik që është një tregues krize dhe pasojat që ka mbi qytetarët.

 “Çfarë do të thotë inflacioni mbi 3% Nëse me pagën mujore të një punëtori mesatar, mund të bliheshin 5 thasë me sheqer para një viti, sot blihen 5 thasë por me 3% më pak në sasi. Pra blihen më pak mallra dhe shërbime. Do të krijohet një tkurrje në konsumin.”, u shpreh ai.

E ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ishte edhe pedagogja Elona Shehu e cila teksa po fliste për inflacionin dhe problematika që shkakton tha se gjithmonë dikush humb dhe dikush tjetër përfiton prej tij. Pra me zhvlerësimin e parasë, qytetarët që kanë për të paguar një kredi janë të favorizuar, ndërsa nga tjetër konsumatori i thjesht “goditet”. Ajo sqaroi se pasojat e inflacionit do të ishin më të lehta nëse ai do të kishte ardhur nga kërkesa, por në këtë rast jemi përballë rritjes së ofertës.

“Në çdo situatë ka të humbur dhe të fituar, ka nga ata që përfitojnë duke shlyer kreditë e tyre më lirë me para të zhvlerësuar, ka dhe nga ata që po humbin. Do të ishte më mirë nëse inflacioni do të ishte nxitur nga kërkesa, por jemi përballë rastit që është nxitur nga oferta. Kjo për shkak të rritjes së çmimet të faktorëve të prodhimit dhe kapaciteti i kufizuar që kanë për të prodhuar. Flasim për një inflacion i cili nuk pritet të ketë efekte afatshkurta. Do të jetë një periudhë afatmesme, që do të shkaktojë rritje çmimesh në të gjithë ekonominë.”, tha ajo.

Preçi tha se qeveria nuk duhet të nxjerrë justifikimin se Inflacioni ndodh kudo, pasi duhet të jetë pikërisht qeveria që kur ndodh ta mbajë nën kontroll. Sipas tij ajo që duhet të bëjë qeveria është të mbrojë konsumatorin në këtë pikë kritike si dhe të jetë e kujdesshme me mënyrën e shpenzimit të borxheve dhe taksave.

“Qeveria duhet të rishikojë politika fiskale me synimin që të mbështeten shtresat në nevojë, pra nëse një taks mund të shtyhet, ose të hiqet, do të ishte mirë të bëhej. Inflacioni është tregues krizë, duhet të synohet të mbrohet konsumatorët. Qeveria të jetë e kujdesshme për çdo qindarkë të borxheve, apo taksave që bëjnë.”, u shpreh Preçi.

Nga ana tjetër ai tha se ky është momenti që Banka e Shqipërisë të shtrëngoi politikat monetare, duke shtrenjtuar paranë në mënyrë që t’i rris vlerën.

“Përveç masave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për të shtrënguar politikës monetare, për të shtrenjtuar paranë që është në qarkullim në mënyrë që nëpërmjet kufizimit të parasë të rrisë vlerën e saj. Duhet pulitka fiskale më të përqendruara.”, shtoi ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 03/02/2022 14:58

    Tpagujne se dhe bar hane 1 mil shpullat... e kane ne gen prasin por krenar...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?