Predhat e pashpërthyera në Këlcyrë vënë në rrezik jetën e banorëve: Luajnë fëmijët, do na hedhin në erë

14 Prill 2020, 16:14| Përditesimi: 14 Prill 2020, 16:21

  • Share

Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë ankohen për praninë e predhave të pashpërthyera në hyrje të fshatit. Ata kërkojnë nga autoritetet që ky probelm të zgjidhet sa më parë pasi u rrezikohet jeta.

Banorët e fshatit Qafërrap në Bashkinë Këlcyrë kanë vënë alarmin se një tragjedi me pasoja fatale humane po troket. Janë disa predha të pashpërthyera të cilat gjenden në hyrje të fshatit.

Popullsia e këtij fshati në pjesën dërrmuese i përket komunitetit egjiptian dhe kjo për ta ndoshta është dhe arsyeja përse autoritetet vendore nuk i ka marrë në konsideratë apelet e vazhdueshme të tyre. Egzistojnë teori të ndryshme për prezencën e predhave të pashpërthyera mes të cilave është edhe ajo e Luftës së Dytë Botërore, mirëpo nuk dihet qartë se çfarë periudhe i përkasin. Gjithsesi, banorët e fshatit jetojnë mes frikës se nga momenti në moment predhat mund të shpërthejnë.

Nëpërmjet kameras së Report TV ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteve me qëllim që ky problem që kërcënon jetën e tyre, të zgjidhet sa më parë.

"Afër shtëpisë time janë disa bomba të mëdha që në kohën e luftës.I kemi thënë policisë t'i heqin. ju lutem na ndihmoni këtu vijnë dhe luajnë fëmijët, do na hedhin në erë", tha një banor

"Bombat edhe pse kemi njoftuar policinë dhe asnjë gjë nuk është bërë, nuk ajnë hequr. Ne kemi frikë se fëmijët shkojnë për të luajtur atje", tha një tjetër banor

"Shqetësimi ynë si fshat janë bombat që janë hedhur këtu afër dhe akoma nuk i ka hequr njeri", tha një banore.

Fshati Qafërrap, është pjesë e Bashkisë së Këlcyrës, ku jetojnë rreth 20 familje.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?