Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote në një intervistë për Report TV ka dhënë detaje për situatën në të cilën ndodhet fshatin Radat i cili është përfshirë në flakë ditën e sotme. Kote tha se kanë njoftuar ambasadën dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është afër kufirit shtetëror. Për shuarjen e flakëve Kote thekson se kanë kërkuar helikopter pasi terreni është shumë i vështirë.
“Jemi duke ndjekur nga afër operacionin në fshatin Radat. Kemi organizuar të gjitha forcat e prefekturës së qarkut Gjirokastër. Eshte duke ardhur dhe zjarrfikësja e bashkisë Përmet. I kemi bërë njoftim sipas kërkesës së bashkisë Dropull ministrisë së mbrojtjes dhe drejtorisë së përgjithshme të emergjencave që të dërgojnë helikopter. Kemi njoftuar ambasadën Greke dhe konsullatën greke në Gjirokastër pasi zjarri është mbi fshatin Radat, përafërsisht në kufirin shtetëror. Kemi marrë masa për të ruajtur banesat dhe për të shmangur zjarrin nga këto banesa. Po përpiqemi me të gjitha mënyrat që të shuajmë zjarrin. Terreni është malor. Është një rrezik shumë i madh për shkak të terrenit malor. Jemi shumë afër majës së malit.Maja e malit mështë dhe kufiri që ndan 2 vendet”, tha Kote.
Lajmi kryesor:
2 barinj shkaktojnë zjarr në Gjirokastër, nga flakët shpërthejnë disa predha të Luftës së Dytë Botërore në Dropull e Memaliaj! Vatër masive në Lezhë dhe Lakun e Mollave, ndërhyhet nga ajri
//ReportTv.al