Kronikë

Prefekti i Lezhës: Zyrtarët takohen me qytetarët ne kafe dhe jo në zyrat e administratës

18 Prill 2019, 18:22| Përditesimi: 18 Prill 2019, 18:46

  • Share

Në Lezhë janë evidentuar drejtues institucionesh që nuk i presin qytetarët në zyre, por takimet i bëjnë në kafe.

Shqetësimi është ngritur nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi gjatë një takim të zhvilluar me drejtorët rajonal. Sipas tij administrata publike duhet  “shkundur”, pasi situata e deritanishme është e patolerueshme.

Gjatë këtij takimi u kërkua angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të administrates shtetërore për të qenë në shërbim të qytetareve, ndërsa është bërë e ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj drejtuesve të institucioneve shtetërore të cilët nuk i përmbushin detyrat që përcakton ligji.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?