Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, komentoi situatën e zjarreve në qarkun e Shkodrës.
Ajo tha se në të gjithë qarkun aktualisht ka vetëm 2 vatra aktive zjarri, të cilat janë nën kontroll. Ajo tha se janë djegur shtëpi të braktisura, sipërfaqe toke e bimësi, por bilanci final është ende duke u përgatitur.
“Janë djegur shtëpi të braktisura, ka sipërfaqe toke të shkrumbuara, por bilanci do të bëhet në vijim nga çdo Bashki për të bërë bilancin e saktë të pasojave të zjarrit. Në Berdicë rrezikoi të digjej një banesë, por u shpëtua. Ka pasur dëme në bletari dhe në bime medicinale”, u shpreh ajo.
“I kam inspektuar vetë zonat në terren. Do të jetë më e nevojshme që personat që drejtojnë aksionin të jenë më të përngjeshëm. Ka pasur një rast por situata po rregullohet”, shtoi Angoni.
Angoni tha se në qarkun e Shkodrës ka mungesë kapacitetesh për të përballuar situatën e zjarreve.
“Ka mungesë kapacitetesh, mjetesh motorike, kanë dalë shumë problematike. Mungojnë pajisje, pompa spine pasi ka vende që nuk hyjnë zjarrfikësja. Edhe vetë komuniteti jo në të gjitha rastet është përgjigjur me gatishmëri, nuk ka pasur vullnetarizëm, duhet të reagojmë për këtë”, u shpreh Angoni.
Lajmi kryesor:
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj për zjarret në Report TV: Kemi 100% të kapacitetit! Nga 20 vatra, sot asnjë aktive
D.GJ//ReportTv.al