Të verbrit në Memaliaj kanë protestuar ditën e sotme pasi prej 10 muajsh nuk marrin kompensim e energjisë eklektike dhe pagën e kujdestarit po shoqëruesit të tyre. Të vendosur para njësisë administratave të Krehësit ku kanë dalë për të kërkuar të drejtën dhe pagesat që u takojnë me ligj, të verbrit shprehen se ndaj tyre po bëhet padrejtësi. Ata bllokuan hyrjen e njësisë administrative duke mos lejuar asnjë punonjës të hynte në të, ndërsa shprehen se për shkak të keqadministrimi të tyre kanë humbur dokumentet dhe për këtë kanë ndaluar pagesat ndaj tyre.
Për kreun e Shoqatës së të verbërve të Bashkisë Memaliaj, Flamur Mushamataj tha se dokumentacioni është dorëzuar nga ana e tyre i rregullt, ndërsa po sipas tyre punonjësit social shprehen se nuk i kanë këto dokumente. Kjo ka bërë që të ndalet prej 10 muajsh pagesa e tyre që marrin për shoqëruesin dhe kompensimin e energjisë elektrike.
Mushamataj tha se nëse kjo çështje nuk zgjidhet dhe nuk u jepen pagesat e mbajtura, protesta do të përshkallëzohet
“Pagesat e kujdestarëve sipas dokumentacioni kanë një afat kohor sa zgjasin dhe duhen njoftuar kur duhet bërë rinovimi, ne i kemi bëri por ata na thonë nuk kemi dokumentet. Edhe për kompensimin e faturës së energjisë elektrike në njësinë Kras është ndërruar punonjësi i shërbimit social, ai më parë na i kërkonte dokumentet 1 herë në vit, ndërsa ky tani i do një herë ne 3 muaj. Ata duhet të na njoftojnë që kur i duan dokumente dhe t’ua çojmë por jo të na e bllokojnë dhe ta pësojmë ne të verbrit. Nëse nuk na japin pagesat ne do e përshkallëzojmë protestën”, tha Mushamataj.
Edhe administratori i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë ku Gjergj Smakaj administrator i saj, shprehet se Bashkia Memaliaj është fajtore për këtë anomali pasi nuk është treguar e përgjegjshme në menaxhimin e dokumentacionit.
“Për arsye të ndryshme që nxjerrin justifikime na privojnë pagesën e kujdestarëve dhe shoqëruesit e tyre për personat e verbër. Këto pagesa nuk janë marrë. Problemi është se nuk është dorëzuar raporti i shoqëruesit dhe dokumentacionit që dorëzohet tek njësia. Ndërkohë punonjësit social duhet të njoftojnë çdo person individualisht në rast se në dokumenti i përfundon afati dhe duhet rinovuar. Ne i kemi dorëzuar këto dokumente por nga keqadministrimi kanë humbur”, tha Smakaj.