TIRANË- Më 11 mars, do të mbahet në Gjykatën e Posaçme të Apelit, seanca për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë arrest me burg, mbi hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij, bashkëshortes dhe 6 biznesmenëve. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë, Xoxa nuk ka bërë ankim të masës së sigurisë që iu lehtësua nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.
Në të njëjtën seancë pritet të shqyrtohet edhe ankimi i katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi. Abule ndodhet në qeli, ndërsa 3 të tjerët kanë masën detyrim paraqitjeje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas vendimit për masën e sigurisë, Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa kishte krijuar një skemë korruptive komplekse për transferimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës apo kontraktorë të saj në drejtim të një grupi OJF-sh apo personash fizikë, që sipas SPAK kontrolloheshin nga Xoxa.
Komente

Kredibiliteti i gjyqesorit është në duart e Pëllumbit. Te burgosesh kryetarin e bashkise per hamendesime eshte çmenduri. Shpresojme vendimi i duhur te merret
Përgjigju