Pamje nga mbetjet e luftanijes

Tirana

Prej 113 vitesh në fund të detit, zbulohet luftanija ruse me 200 ton flori në bord/ VIDEO

19 Korrik 2018, 11:22| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 11:28

  • Share

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut, ka zbuluar mbetjet e luftanijes ruse Dimitrii Donskoi, e cila ishte fundosur prej 113 vite më parë. Luftanija ishte nisur nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, me të vetmin qëllim që të mos bie në duart e japonezëve gjatë betejës së ashpër të Tsushima gjatë luftës ruso-japoneze,

Sipas ekspertëve në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord  200 tonë ar me vlerë 133 miliard dollar me çmimet e sotme. 
Për vite me radhë është kërkuar për gjetjen e kësaj luftanije, por ajo është zbuluar vetëm të shtunën në një thellësi 434 metra, rreth një milje larg brigjeve të Ulleungdo. Ata po punojë për të nxjerrë jashtë arin i cili ndodhet i futur në kutia prej hekuri.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?