Prej 12 ditësh i zhdukur! Humb kontaktet me familjen 35-vjeçari në Mallakastër, policia nis kërkimet

20 Janar 2022, 13:49| Përditesimi: 20 Janar 2022, 13:51

  • Share

Një 35-vjeçar është larguar pa lënë gjurmë në Fier, pasi prej 12 ditësh nuk ka asnjë kontakt me familjarët e tij, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të.

Erald Mejdani dyshohet se ka ikur nga shtëpia ,pasi ka debatuar me babain e tij, ndërsa kallëzimin për largimin e ka bërë babai i tij.

“Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?