Notari dhe vendi ku u gjet

Bota

Prej 14 orësh në det, delfinët shpëtojnë notarin 24-vjeçar

4 Shtator 2021, 21:04| Përditesimi: 4 Shtator 2021, 21:05

  • Share

Notari 24-vjeçar fillimisht mendoi se ishin peshkaqenë. Por në fakt ata ishin aty për ta ndihnmuar. Ai ishte zhdukur për rreth 14 orë dhe u ruajt kur delfinët kapën vëmendjen e një anije aty pranë. Notari 24-vjeçar, i rraskapitur dhe kishte udhëtuar disa kilometra duke notuar prej 14 orësh, u tmerrua kur pa bishtat e 'peshkaqenëve' që shfaqeshin në sipërfaqen e detit.

“Ndërsa notoja, pashë pendë të zeza në det. Gjëja e parë që mendova ishte pse të mos shikoja së pari nëse Irlanda Veriore ka peshkaqenë, " tha ai për Sun.

Vullnetarët e RNLI e panë atë të rraskapitur mes delfinëve në det pranë Castlegregor.  Zhdukja e 24-vjeçarit, i cili kishte shkuar për not në brigjet e Irlandës, u raportua kur rrobat e tij u gjetën në plazh.

Ekipet e shpëtimit thanë se ai ishte vetëm gjysmë ore para vdekjes pasi temperatura e trupit të tij kishte rënë në mënyrë të rrezikshme pasi notoi në ujërat e akullta.

Ekuipazhi i një barkë vuri re tufën e delfinëve dhe një kokë mbi ujë rreth dy kilometra e gjysmë nga plazhi i Kastlreggori. Notari u kthye në vetëdije dhe u transportua menjëherë në barkë dhe më pas në spital.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?