Një mesazh zanor i Papa Françeskut për të gjithë besimtarët që luten për të u publikua një natë më parë.
Mesazhi i regjistruar në spanjisht nga Papa u transmetua në sheshin e Shën Pjetrit, Vatikan.
Me zërin e tij paksa të lodhur Ati i shenjtë falënderoi të gjithë besimtarët që janë lutur për të që prej ditës kur u shtrua në spital.
"Ju falënderoj me gjithë zemër për lutjet që bëni për shëndetin tim nga sheshi, ju shoqëroj nga këtu. Zoti ju bekoftë dhe Virgjëresha ju ruajt ", dëgjohet të thotë Papa.
Ky mesazh i tij vjen pas lajmeve dhe teorive konspirative se Papa Françesku mund të kishte ndërruar jetë, pasi deri më tani nuk kishte asnjë foto të tij nga spitali.
Megjithëse Vatikani kishte sqaruar se asnjë imazh i Papës nuk ishte publikuar që nga shtrimi i tij në spital, sepse vetë Ati i Shenjtë kishte vendosur kështu.
Që prej 14-shkurtit Papa ndodhet i shtruar në spitalin 'Gemelli', Romë, për shkak të përkeqësimit të bronkitit. Më vonë mjekët e diagnostikuan atë edhe me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.
Komente
