Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë tha mëngjesin e sotëm se Papa Françesku kaloi edhe një natë tjetër të qetë.
“Ashtu si ditët e fundit, nata kaloi e qetë dhe Papa tani është duke pushuar”, thuhej në deklaratë.
Ndërkohë sipas njoftimit për shtyp mbrëmjen e së enjtes, gjendja shëndetësore e Papës ka një përmirësim të lehtë megjithëse mbetet "komplekse".
Zyra e shtypit shtoi se prognoza e tij mbetet ende e rezervuar.
Ati i Shenjtë vazhdon të marrë oksigjen dhe fizioterapinë për përmirësimin e frymëmarrjes.
Prej pesëmbëdhjetë ditëh Papa ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku po trajtohet për pneumoni në të dyja mushkëritë.
Komente
