Lifestyle

Prej 20 vitesh turiste profesioniste, Teuta Borova rrëfen një tjetër pasion: Udhëtoj për të ndjekur Festivalet e Luleve, në Shqipëri një zakon që ka humbur

27 Maj 2021, 11:46| Përditesimi: 27 Maj 2021, 12:15

  • Share

 

Teuta Borova është një udhëtarë profesioniste. Ajo prej 20 vitesh I ka kthyer udhëtimet në pjesën më të rëndësishme të jetës së saj dhe nuk ndalon kurrë së udhëtuari. Sapo mbaron një udhëtim, valixhja e saj është gati për destinacionun e rradhës.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ajo tregoi më tepër për Festivalin e Luleve, një atraksion turistik të cilin e ka ndeshur në shumë vende të botës si Gjermani, Hollandë, Dubai etj.

Lulet janë një tjetër pasion I saj përpos udhëtimeve jo vetëm për t’I mbajtur si pjesë e dekorit në shtëpi por ajo I ndjek ato edhe në udhëtimet e saj. Ndërsa tregoi për të gjitha festivalet e luleve në të cilat ka marr pjesë dhe rëndësinë e tyre si atraksion i veçantë turistik:

Festivali i luleve në Kordoba

Shikoj rastësisht një dokumentar për festivalin e luleve, në Kordoba, magjia, emocioni I luleve vjen ndryshe. Cdo rrugicë, cdo vilë, hap dyert e saj dhe cdo oborr menaxhohet me lule shumëngjyrëshe nga mënyrat më të ndryshme dhe vijnë turistë nga e gjithë bota.

Kopshti I luleve në Dubai

Garden Miracle të Dubait, një kopësht gjigandë që hapet në nëntor dhe mbyllet në prill, sepse është edhe me lulen e Petunjës, është një lule që e duron të ngrohtën por ato temperaturat e Dubait mbi 45 gradë ne verë dhe I lënë kohë të marrin veten.

Festivali I luleve Gjermani, Hollandë

Bëhet Show Parade, Amsterdami me miliona tulipanë krijonë figura të atraksioneve të rëndësishme të Hollandës, e njëjta gjë në Gjermani, krijojnë figura vetëm me lule.

Ajo theksoi se në Tiranë është rralluar mbajtja e luleve në shtëpi, duket si një zakon që tashmë ka humbur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?