Georgina Rodriguez

VIP & Spektakël

Prej 4 ditësh e shtruar në spital, ç’po ndodh me partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez?

25 Tetor 2024, 13:10| Përditesimi: 25 Tetor 2024, 13:19

  • Share

Partnerja e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez prej katër ditësh ka qenë e shtruar në spital për shkak të pneumonisë.

Lajmi e ka bërë me dije vetë modelja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

"Më në fund në shtëpi! Kam kaluar katër ditë në spital me pneumoni. Tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi me familjen time”, shkruan modelja.

Më tej Rodriguez falenderon stafin e mjekëve që janë kujdesur për të gjatë këtyre ditëve.

“Më duhet të them një faleminderit të madh për të gjithë stafin, mjekët, infermierët dhe të gjithë në spital. Ju jeni kujdesur për mua dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Faleminderit të gjithëve për një qëndrim kaq të jashtëzakonshëm”, shkruan ajo krah fotos me një buqetë shumëngjyrëshe.

 Georgina dhe Cristiano u takuan në vitin 2016, kur futbollisti shkoi në një dyqan Gucci në Madrid, ku Georgina punonte si asistente shitjesh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 25/10/2024 14:07

    Do te kete fjetur zbuluar,se lakuriq eshte gjithmon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?