Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Politikë

4 muaj në qeli, Meta kërkon lirinë teksa zgjedhjet po afrojnë! Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt, shprehet edhe për Kryemadhin

16 Shkurt, 10:54| Përditesimi: 16 Shkurt, 11:27

  • Share

TIRANË- Caktohet data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në qeli prej gati 4 muajsh. Pas afro 10 ditësh, më 27 shkurt në Dhomë Këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit, por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Meta që mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024, kërkon një masë më të butë sigurie, ku një ndër argumentet e theksuara në rekurs, lidhet më qenien e tij drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Për të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet apo siç njihet ndryshe 313-ta.

Edhe Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre. 

Njoftimi i Gjykatës së Lartë për trupin gjykues

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ILIR META: 16/02/2025 19:15

    me nxirrni qe ketu,,se u cmenda ,,a aaaaaaaa///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?