Emiljano Shullazi

Prej 4 muajsh në spital, rikthehet në regjimin 41-bis Emiljano Shullazi! Shoqërohet nga forca të shumta sigurie

13 Korrik 2022, 18:38| Përditesimi: 13 Korrik 2022, 19:30

  • Share

Emiljano Shullazi, i burgosur në regjimin 41-bis, ka lënë spitalin e burgut, ku ishte i shtruar që prej datës 18 prill 2022 dhe është transferuar në masa të rrepta sigurie në burg, në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”.

Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit. Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.

Kujtojmë se Shullazi prej 2 vitesh po mbahet në regjimin 41 biss. Shullazi i akuzuar dhe dënuar për disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vend nuk është hera e parë që ka probleme shëndetësore. Ai është paraqitur në QSUT edhe në shkurt .

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?