Prej 4 vitesh jetojnë në kontenier, familja me 7 anëtarë në Bërxullë në kushte ekstreme! Thirrja e babait: Të përfundojmë së rindërtuari shtëpinë!

3 Janar, 16:02| Përditesimi: 3 Janar, 16:14

  • Share

Familja e Bajram Dërvishit, e cila është e përbërë nga 7 anëtarë ndodhet në kushte shumë të vështira jetes. Që prej vitit 2019 e deri më sot jetojnë në këtë kontenier, pasi banesa që ata kishin u shemb nga tërmeti i vitit 2019”.

7 anëtarët e familjes Dërvishi lahen me kanace. Brenda 4 faqeve të cadrës termike, ata gatuajnë, ushqehen edhe flejnë.

“Ti e sheh vetë sesi është. Është shumë e vështirë të jetuarit me këto kushte. Po të vish ti të jetosh vetëm një natë, ti nuk mund të rrish një minutë, jo më shumë. Ti e sheh vetë sesi është. A e sheh atë banjon e keqe, ne atje lahemi me kanace. A mund të jetosh ti aty 5 vjet? Shiko sa ngushtë jemi. Këtu hajmë, këtu flejmë gjumë sipër thërrimeve të bukës”- u shpreh kryefamiljari Bajram Dërvishi.

Bajrami,  është edhe i sëmurë. Prej 21 vitesh ai trajtohet me kemp me vlerën rreth 8 mijë lekë. Edhe pse i sëmurë, 42 vjecarit i duhet të kujdeset edhe për 4 fëmijët, nënën e moshuar invalide. Kurse bashkëshortja e tij punon gjithë ditën në  fasoneri.

“Të ardhurat tona janë shumë dobët. Nëna kempin që merr e don vec ilace, unë jam invalid marr 77 mijë lekë- shtoi kryefamiljari.

Gazetarja: Fëmijët i coni në shkollë?

Dërvishi: Fëmijët i coj në shkollë, por me borxhe dhe rroba të falura, nuk u kam blerë një gjë si babë.

Gazetarja: Cfarë kërkoni?

Dërvishi: Kërkoj një shtëpi për fëmijët, t’më ndihmoi shteti, nuk dua ndonjë vile.

Bashkia e Vorës fillimisht u ndërtoi këtë cadër. Më pas kësaj familje iu është premtuar shumë prej 3.4 milionë për rindërtimin e shtëpisë. Deri tani në bankë iu janë hedhur vetëm 2 milionë lekë, 60 perqind e shumës.

“Kestin e parë prej 60%, pra 20 milion e 500 mijë lekë i kam marrë, që ja kam dhënë firmës që po më rindërton shtëpinë, ndërsa kestin e dytë 40 % se kam marr ende. Nuk na kanë thënë se kurrë do e marrim”- tha Bajrami.

Report Tv u interesua edhe në Bashkinë e Vorës. Në linjë telefonike Rudolf Ademi, specialist pranë zyrës së rindërtimit thotë se për këstin e dytë pritet nga Ministria e Financave. 

Ademi: Kësti i parë 20 milion, 60 përqind e vlerës së 34 milion lekë.

Gazetarja: Pra 20 milion kur i ka marrë?

Ademi: Besoj ka pak kohë që i ka marrë…

Gazetarja: Po për këstin e dytë?

Ademi: Për këstin e dytë ka bërë një aplikim kohët e fundit, nuk është se ka shumë kohë që e ka bërë. Këstin e dytë për 40 përqindsh-in, është në pritje.

Gazetarja: E kuptoj, por kur mund t’a marr këtë këstin e dytë?

Ademi: Ajo varet nga Ministria e Financave.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?