Bota

Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)

24 Dhjetor 2024, 17:49| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 18:24

  • Share

Astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës kanë dërguar një mesazh me rastin e festës së Krishtlindjeve.

“Sezoni i festave, ka të bëjë me kalimin e kohës me miqtë, familjen dhe njerëzit e dashur. Këtë vit ne do të jemi në orbitë larg tyre, kështu që ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet nga zemra dhe shpresojmë të keni një festë të mrekullueshme”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga NASA.

Sunita Williams, Barry Wilmore, Don Pettit dhe Nick Hague u nisën në hapësirë ​​më 5 qershor të këtij viti në atë që do të ishte një mision testimi tetë-ditor.

Por anija kozmike Starliner e prodhuar nga Boeing pësoi disa probleme teknike dhe që atëherë ka ngecur në hapësirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?