FIER- Pas 6 muajve në qeli, ish-ministri i Punëve të Brendshme është transferuar nga Burgu i FierIT në Institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnje. Drejtoria e Burgjeve mori vendim pas kërkesës së familjarëve të Tahirit për shkak të pakënaqësive të tij në burgun e Fierit, i cili tashmë do të vijojë të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me 3.4 vite burg, në një qeli në Lushnje.
Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".
Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit.
Ta kishte dit Sajo i shkrete nuk kishte lakmuar ministrine e brendshme qe e futi ne burg, por te financave ose transporteve ose shendetesise si shoket dhe shoqet. Qe i bejne qindra mil euro pa lodhje fare. Ky i shkreti te pakten nuk i vodhi gje shtetit, ndaj ne kete aspekt edhe pse i deniar eshte me i pasterti nder kellirat e PS me kryekelliren Rama ne krye.
PërgjigjuKy ndoshta si ka vjedh gje shtetit si shoket dhe shoqet e partise, ama ky ka beri krimin me te tmerrshem me efekte dhe pasoja te papara kurre ne Shqiperi. Vetem ne qarkun e Vlores nga fuqizimi i grupeve kriminale, u vrane, torturuan, masakruan e u zhduken kushedi se sa djem nenash. Deri ne 7 breza kan me e vujt e kan me korr ckan mbjelle. Haram ju qoft