Foto ilustruese

Prej 8 vitesh i shpallur në kërkim në Shqipëri për trafik droge, 28 vjeçari shqiptar arrestohet në Itali! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë

15 Dhjetor 2023, 19:54| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 19:59

  • Share

Një 28 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 8 vitesh për trafik droge në Shqipëri, është arrestuar nga policia italiane.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje mbi arrestimin e tij nga një patrullë e policisë rrugore.

Gjatë kontrollit që po i bëhej kamionit ku ai ndodhej me shoferin, 28 vjeçari u shfaq shumë nervoz dhe pas identifikimit të tij, rezultoi se ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Shqipëri ku do të vuajë dënimin prej 7 vitesh burg.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?