Bota

Prej 8 vitesh në mërgim, arrestohet ish-presidenti i Gjeorgjisë sapo shkel në vendin e tij

1 Tetor 2021, 22:37| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 22:40

  • Share

Arrestohet ish-presidenti Mikheil Saakashvili pas kthimit të tij në Gjeorgji, pas tetë vitesh në mërgim. Saakashvili, i cili u dënua në mungesë  për abuzim me pushtetin në mungesë dhe jetonte në Ukrainë vitet e fundit.

"Dua të informoj publikun se presidenti i tretë i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, është arrestuar. Ai u transferua në një institucion penitenciar, "tha kryeministri Irakli Garibashvili në një konferencë shtypi.

Gjeorgjia është në prag të zgjedhjeve vendore, ndërsa ish presidenti Saakashvili kishte bërë thirrje më herët në rrjetet sociale se ato "vendimtare" për vendin.

Saakashvili u dënua në mungesë në vitin 2018 dhe u dënua me 6 vjet burg. Ai mohon çdo akuzë dhe thotë se rasti është i motivuar politikisht. Saakashvili ka shërbyer si president i Gjeorgjisë nga janari i vitit 2004 deri në nëntor të vitit 2013, kur është larguar nga zyra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?