Shëndeti

Report Tv e denoncoi/ Akseleratori linear te Spitali Onkologjik vihet në funksion pas 3 ditësh, radhë për radioterapitë

30 Qershor, 12:21| Përditesimi: 30 Qershor, 13:20

  • Share

Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik, akseleratori, është rregulluar pas 3 ditësh. Pacientët me tumore kishin ditë pa kryer radioterapitë, ndaj ata kanë nxituar drejt Onkologjikut për t’i bërë, duke krijuar radhë.

Pasi Report Tv denoncoi rastin QSUT në një reagim të vonuar pranoi se pajisja pësoi nje defekt të premten paradite dhe do të ishte funksionale sot (30 qershor).

Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale ndërpresin radioterapinë për shkak të probleme me akseleratorin linear. Në një rast të mëparshëm, terapia nuk bëhej pasi dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur, dhe u desh denoncimi i pacientëve përmes Report Tv, që të ndërhyhet për riparimin e saj.

Në spitalin Onkologjik ka 2 akseleratorë, aparaturë e teknologjisë së fundit për trajtimin e tumorit, dhe vetëm një pajisje në punë nuk mund të mbajë peshën e të gjithë të sëmurëve me tumor nga gjithë Shqipëria.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?