Prej disa orësh zjarrëfikësit kanë vijuar betejën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë pallatin dhjetëkatësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën 'Sali Butka'. Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj në një lidhje për Report TV ka deklaruar se materiali i pallatit që është djegur nuk duket të ketë qenë sipas standardeve të izolimit termik. Nëse materiali i pallatit që ka marrë flakë do të kishte qenë i vetëshueshëm, sipas inxhinierit flakët nuk do të ishin përhapur.
“Për mendimin tim unë nuk jam ai që duhet të vendos aty. Materialet e ndërtimit, ajo që është pjesa termike e sistemit kapot duhet të jetë i vetëshueshëm. Nëse bie zjarr në një zonë ai të rrijë i lokalizuar aty ku ka rënë zjarri, pra të mos vetëdigjet. Nëse ka një shkëndijë elektrike të digjet vetëm pjesa ku është zjarri prezent. Unë po shoh që materiali vazhdon dhe digjet në tërë masën e tij. Kjo nuk duhet të ndodhë sipas standarteve të izolimit termik. Po të ishin materialet e duhura dhe të vetëshuheshin nuk do të kishte ndodhur kjo”.
Kusht kryesor për një material është që të mos vetëdigjet.
“Ky material nuk është i këshillueshëm. Jo vetëm termiket por edhe dyshemetë. Nuk e di është bërë ndonjë test nga inxhinierët të marrin një copë material t'i vënë zjarrin a është toksike? Shpërndahet zjarri? Materialet një nga kushtet që kanë është të mos vetëdigjen.
Sot kemi 3 lloje materialesh në pjesën termike. Me bazë kolesterol, kolpanel tapa e shishes e cila është e shtrenjtë. Edhe materialet e polesterolit që janë më të lira duhet të plotësojnë këto kushtet që thanë të lokalizojnë zjarrin që të rrijë aty ku bie. Po mori zjarr ky system ky është brenda midis murit dhe pllakës dhe zjarrfikëset nuk mund ta fikin dot sepse ai është brenda. Është e vështirë ta fikësh. Nuk besoj se do të ketë probleme me strukturën”, tha ai.
Inxhinieri përmend disa elementë që mund të kishin ndihmuar në parandalimin e zjarrit.
“Kjo fillon që në fazën e projektitmit. Që në projektim duhet të ishin përcaktuar qartë lloji i materialit. Dhe pastaj është detyra e atij që zbaton punimet. Janë disa hallka përgjegjegjëse der isa të zbulohet se kush e ka problemin. Projekti, zbatuesit… Unë mendoj që mbikëqyrësit e punimeve sduhet të emërohen nga ata që bëjnë ndërtimin por të jetë i pavarur, të mos ketë varësi financiare dhe të mos paguhet nga ai që ndërton. Të emërohen dhe menaxhohen nga pushteti vendor”.
“Të gjithë ne inxhinierët duhet të jemi të vëmendshëm të kujdesshëm. Në Shqipëri mungon urdhri i inxhinierit. Urdhi është një nga hallkat që ndikon në disiplinë. Po të ishte një disiplinë korrekte do të ishte më me disiplinë.”
Pallati 10-katësh u përfshi nga zjarri në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ndërsa zjarrfikësve iu deshën mbi tri orë për shuarjen e flakëve. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pesë zjarrfikës u asfiksuan ndërkohë që banorët u evakuan pa pasoja për shëndetin. Objekti me rreth 50 apartamente është ndërtuar në vitin 2021 nga biznesmeni Tanush Mëhillaj.
Mendoj qe vetem kjo deklarate mund te sherbeje qe prokuroria te filloj hetimet per materialet e perdorura se po shitet metri nga 2000 euro te pakten te perdorin materiale te mira
PërgjigjuNuk jane vetem materialet e ndertimit,zjarri shtohet e perhapet dhe nga orendite ne shtepi e 100 arsye te tjera.Ne fakt cdo shtepi eshte /tinderbox/.
Përgjigju