Vendi ku 60 vjeçari u gjet i pajetë

Prej ditësh kërkohej nga familja e tij, 60 vjeçari gjendet i pajetë në lumin e Bunës (EMRI)

14 Janar 2023, 15:30| Përditesimi: 14 Janar 2023, 16:08

  • Share

Një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Buna të Shkodrës ditën e sotme. I ndjeri ishte shpallur i zhdukur nga gruaja e tij disa ditë më parë.

Viktima është identifikuar si Ndoc Nika. Në vendin ku 58 vjeçari u gjet i pajetë, është gjetur vetëm karroca për invalidë që i ndjeri e përdorte. 

"Për shtetasin N. N., më datë 08.01.2023, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të. Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular"-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?