Prej më shumë se një jave, Dua Lipa po shijon disa ditë qetësie dhe pushimi në jugun e Shqipërisë, së bashku me familjen dhe miqtë e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur për të tretin vit Shqipërinë për të kaluar pushimet verore dhe përmes postimeve të saj ajo ka promovuar shpeshherë plazhet e jugut të vendit, kryesisht Ksamilin i cili është destinacioni i preferuar për të.
Ajo nuk ka reshtur së postuari foto dhe video nga momentet e relaksit në bregun e detit, apo pamjen mahnitëse nga vila ku po qëndron.
Edhe ditën e sotme, Dua ka ndarë disa foto me një copëz të rivierës shqiptare në sfond, e ku ajo padyshim shndrit me fustanin që ka veshur.
Prej ditesh e mbyllur ne resortin e saj…Po te ishte aq atdhetare te beje foto duke ndihmuar njerez ne nevoje qe i ka me shumice rreth e perqark resortit te saje.
PërgjigjuKjo , të ndihmoi e Edvin shkjau shqipfolës të Chelsea lëkuren popullit Shqiptarè! Pak të duken avkokat që ka nderruar në Tiran…