Prej dy ditësh rruga Grykë-Çajë në Kukës e bllokuar nga rënia e gurëve, Gjici: Presim ndërhyrjen nga specialistët e Emergjencave Civile, 4 fshatra janë izoluar

29 Dhjetor 2022, 10:35| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 12:23

  • Share

Shembja masive e gurëve prej dy ditësh ka bllokuar rrugën Gryk-Çajë në Kukës. Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë- Çajë. Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe frocave emergjente të ushtrisë, pasi duhet ndërhyrje më e specializuar në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.

“Është një rrugë shumë e veështirë dhe duam që në rradhë të parë të sigurojmë jetën e njerëzve sepse kemi edhe banesa poshtë kësaj rruge, kemi rrugën kryesore që lidh Dibrën me Kukësin. Kështu që kërkoj në mënyrë sa më të shpejtë nga të gjithë forcat e emergjencave të drejtorisë së emergjencave civile që të vijnë dhe të bëjnë studiojnë gjeoligjinë e plotë dhe nëse kjo rrugë mund të bëhet e kalueshme sepse janë bllokuar 4 fshatra. Jemi këtu me gjithë forcat tona, emergjencat dhe drejtorinë e rrugëve por duam të vijnë sa më shpejtë specialistët që të shikojnë se çfarë zgjidhje do i japim kësaj rruge”- u shpreh Gjici.

Rruga e bllokuar Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.Për pasojë 4 fshatra me mbi 1000 banorë kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër të Kukësit. Ndërkohë mjetet e emergjencave civile të bashkisë janë në terren por për shkak të rrezikshmërisë të terrenit dhe skarpatet mbi rrugë  është e pamundur futja e tyre për hapjen e rrugës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • safet qafgjymi: 29/12/2022 16:41

    Mishi miree eee

    Përgjigju
  • Hasan kovaci: 29/12/2022 15:22

    Ky qafgjymi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?