Një ndërhyrje me sukses e suksesshme është kryer sot në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë ku është bërë e mundur shpëtimi për mrekulli i nënës dhe i fëmijës që solli në jetë falë bashkëpunimit të këtij spitali me mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të QSUT-së.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri, Edi Rama i cili tha se ndërhyrja e suksesshme erdhi si pasojë e punës së shkëlqyer të mjekëve që bashkëpunuan për rastin.
“Një nënë dhe foshnja e saj kanë shpëtuar për mrekulli në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në sajë të punës në ekip mes mjekëve të këtij spitali, në bashkëpunim me mjekët e QSUT-së. Ndërhyrja u krye me sukses dhe nëna me foshnjen janë ndjekur me shumë përkujdes, falë punës së shkëlqyer të mjekëve: Dr. Rezart Ajazi, Dr. Bilbil Hoxha, Dr. Vezir Tena, Dr. Astrit Bimbashi, Dr. Redi Hoxhallari, Dr. Nordjan Xhindi, Dr. Nikoleta Xhavara, Dr. Vasilika Çina, Dr. Aida Hoxha, dhe instrumentare Ema Haxhi”-shkruan Rama në faceboook.
Prej dy muajsh pacientja ishte e shtruar në maternitet me një diagnozë shumë të rrallë 'placenta previa' që shkakton vështirësi të mëdha, duke sjellë edhe lindje të parakohshme. Fatmirësisht është bërë e mundur që pavarësisht diagnozës dhe lindjes së parakohshme të fëmijës, mjekët të kryejnë një ndërhyrje të suksesshme.
Mrekulline e bën Zoti e jo robi o Ed sulltani i madherishem!
PërgjigjuJu lumshin duart mjekëve që e kanë operuar dhe janë kujdesur për jetën e nënës dhe të fëmijës së saj. U bëra kurioze të lexoja për sëmundjen ngaqë në postimin e kryeministrit ky rast quhej një mrekulli për mjekësinë. Në internet shkruhet që është një sëmundje e vështirë dhe e rrezikshme e shtuar shumë vitet e fundit në të gjithë botën sepse u shkaktoka nga lindjet me operacion. Por ndryshe nga video lajmi nuk është as sëmundje e rrallë dhe as pamundur që të duhet një mrekulli për të shpëtuar jetën. Turp për keta që janë në pushtet që me video reklama bombastike dhe propagandistike të tilla kërkojnë që ndjekësit trushpëlarë të harrojnë bëmat dhe gjëmat që i kanë bërë shërbimit shëndetësor duke detyruar të ikin në emigracion qindra e mijëra mjekë e infermjerë specialistë.
Përgjigju