2 telefonë dhe 800 euro të sekuestruara

Prej kohësh blinin me kartëmonedha false në Kukës dhe Krumë, në pranga tre të rinj! U sekuestrohen dy makina dhe 800 euro

9 Dhjetor 2020, 12:33| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 12:35

  • Share

Policia e Kukësit ka vënë sot në pranga 3 të rinj, 2 18-vjeçarë dhe një 23 vjeç, pasi prej kohësh kanë blerë në dy qytetet veriore, Krumë dhe Kukës, me para false. Përmes operacionit policor të koduar "Buyers", uniformat blu kanë arrestuar Sh. J. 23 vjeç, U. B. 18 vjeç dhe B. D. 18 vjeç, të tre banues në fshatin Vilë, Kukës.

Të tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer aktivitet të shtrirë në periudha kohore dhe vende të ndryshme, në qytetin e Krumës dhe Kukësit, pranë pikave të karburanteve, marketeve dhe subjekteve të ndryshme tregtare, duke përfituar me anë shkëmbimit me kartëmonedha të falsifikuara, mallra dhe shërbime të tjera. Ndërkohë që 23-vjeçari akuzohet edhe se drejtonte mjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet tip "Benz" dhe "Toyota", 8 kartëmonedha me prerje 100 euro të dyshuara të falsifikuara, si dhe dy aparate celularë.

Policia e Kukësit njofton se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?