Prej marsit në 'luftë' kundër COVID-19 në Itali, mjeku Kapxhiu: Nuk jam infektuar pasi kam respektuar rregullat, shmangni grumbullimet (VIDEO)

30 Nëntor 2020, 14:59| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 15:12

  • Share

Mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu prej fillimit të pandemisë ka qenë në frontin e parë kundër luftës me COVID-19. Pavarësisht se çdo ditë është përballur me qindra të infektuar, ai vetë nuk e ka kaluar virusin.

Kjo sipas tij është meritë e respektimit të rregullave siç është mbajtja e maskës, distancomi social dhe dezinfektimi i duarve. Ndaj ai ju bën thirrje të gjithëve që të mos shkelin protokollet e sigurisë, pasi siç thotë, nëse tregohemi të rregullt dhe të rreptë  COVID nuk prek njeri.

“Duhet të tregohemi të zgjuar. Të evitojmë festat, grumbullimin e njerëzve. Gjithsecili të festojë me familjen e tyre për të evituar një fazë të tretë me uljen e temperaturave. Unë kam zbatuar rregullat.  Maskën, dezinfektim i duarve. Kam mbajtur distancën. Jua garantoj se nëse jemi të saktë dhe të rreptë, COVID nuk prek njeri”, tha mjeku shqiptar Genc Kapxhiu.

Përsa i përket Italisë, Kapxhiu thotë se masat kufizuese atje kanë dhënë efekt. Ndaj që nga 4 dhjetori pritet të ketë lehtësime, por ai shpreson që njerëzit të tregohen të zgjuar dhe të shmangin grumbullimet për festat e fundvitit në mënyrë që të mos kemi një fazë të tretë të koronavirusit.

“Dje kemi pasur vetëm 900 pozitiv ne COVID. Masat që janë marrë 3 javët e fundit kanë funksionuar. Kërkohet që më datë 4 të lehtësohen masat, por shpresojmë që viti i ri të mos sjellë të mos sjellin atë që kaluam në verë. Domethënë një fazë të tretë që pritet nga fundi i janarit. Shpresojmë që kjo gjë mos të ndodhë. Dy muajt e verës që ne kaluam nuk morëm asnjë masë për parandalimin e përhapjes. Ka prekur nga të rijnë deri tek të vjetrit. Ndërkohë do ditë zbulohen 100 deri në 200 të sëmurë. Ne kemi 6 pavijone me COVID që marrin rreth 128 të sëmurë. Plus kemi edhe reparte të tjera. Ranimacioni është gjithmonë i zënë. Si e dimë edhe moshat e reja kanë komplikacione dhe shkojnë në intubim. 

Para se pacienti të shkojën në arrest aspirator, intubohet. Nëse shkon në arrest aspirator vdes. Intubuimi është thjeshtë paraprijë e arresteve. Nuk është denifinitiv.  Fazën e dytë e kemi kaluar para 3 javësh. Faji kryesor është i ne qytetarëve se nuk i respektojmë rregullat. Edhe ne do donim të festonim vitin e ri, krishtlindjet, por kam dy prindër të vjetër. Kam frikë sepse unë jam një person në rrezik çdo ditë. Kur je simptomatik infekton të gjithë. Për 10-15 ditë je në fazën e inkubacionit”, shtoi Kapxhiu

 

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?