Kronikë

Prej muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina arrestohet në lokalin e saj në Kosovë! Është dënuar për armëmbajtje pa leje

19 Korrik 2021, 13:27| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 15:31

  • Share

KOSOVË- Pas 10 muajsh në arrati, këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë, teksa ishte në lokalin e saj. Referuar mediave Kosovare, këngëtares i janë vënë pranga mëngjesin e sotëm, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, e dënuar në mungesë me 6 vite burg. 

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, njoftoi policia e Kosovës.

Ndonëse ishte në kërkim, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka publikuar foto nga udhëtimi i saj në Dubai apo dasma në Maldive. Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Ora 13:54
VIDEO/ Momenti i arrestimit të këngëtares Fjolla Morina

Media në Kosovë, Prive.Al ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të këngëtares Fjolla Morina. Morina ndalohet nga policia sapo afrohet pranë lokalit të saj.

 

B.K./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?