Devoll- Jashar Spaho 70-vjeçari i cili rezultonte i zhdukur që prej 28 qershorit është gjendur sot pa jetë në lumin Devoll, midis fshatit Tren dhe Bitinckë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por policia po heton dy pista ku njëra është ajo e rënies aksidentalisht në lumë dhe tjetra ajo e vet**asjes.
Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore.
Kujtojmë se familjarët në lidhje me zhdukjen e tij deklaruan para policisë se 70-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kohët e fundit kishte qenë shumë i shqetësuar për vëllanë e tij të sëmurë.
Komente
