Prej një muaji me urë të shembur, 500 banorë në Lezhë kërkojnë zgjidhje: Duhet të udhëtojmë 1.5 km për të dalë në rrugën nacionale

19 Shkurt 2023, 19:54| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 19:57

  • Share

500 banorëve të lagjes Kodër mulliri në Lezhë, u duhet të udhëtojnë gjatë për të mbërritur në rrugën nacionale, që pas shembjes së urës gjatë reshjeve të muajit janar. Ata ankohen për rritjen e kostove financiare dhe kërkojnë rindërtimin e urës.

“Këtu të gjithë banorët e “Kodër Mulliri” bëjnë rreth një kilometër e gjysmë për të ardhur në shtëpi të tyre. Kjo sjellë vështirësi se duhet me ardhë rreth e rreth, janë të gjitha rrugët të pa shtruara, pa asfalt, një metër nuk është shtruar as kanali nuk është pastruar. Këtu asgjë nuk është bërë”, shprehet një banor.

“Boll vështirë e kemi tani që e gërryu përroni. Është problem për ne, po nuk është bë asgjë”, thotë një banor tjetër.

“ I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Pjerin Ndreu, të vij ta shohë. Ura bëhet tre para votimeve, nuk ndreqet para 10 majit se këto kanë hall vetëm votat, nuk kanë hall për popullin. Unë kam shku në Manati për me shku në Lezhë”, thonë banorët.

Administratori i Kolshit Fajton Zefi thotë se projekti është gati dhe se është rënë dakord që ura të ndërtohet nga forcat xheniere të ushtrisë.

“Ura e dëmtuar nga reshjet e Janarit të këtij viti është jashtë funksionit. Drejtoria e Emergjencave Civile dhe Prefektura e Lezhës kanë vënë në lëvizje emergjencat civile në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është rakorduar me ta dhe  Shumë shpejt do të montohet ura e tipit belg. Shumë shpejt ky problem do të marrë zgjidhje”, thotë ai.

Vërshimi i përrenjve dhe kanaleve nga reshjet e dendura të shiut të muajit janar, sollën dëme të konsiderueshme në disa zona të Bashkisë Lezhë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjiprenga: 20/02/2023 10:36

    Plotësisht me shqetësimin e banorëve! Përgëzoj gazetarin për shkrimin. I njëjti shqetësim,mbase më i madh është për banorët e lagjeve Skënderbeg,Frutore,Kodërmarlekaj e më shumë,për arsye se ka kaluar me një muaj afati i ndërtimit rë segmentit të rrugës së vjetër;supërstradë-ura e vjetër(përfshi). Sipas tabelës punimet kanë filluar në shkurt 2022 dhe duhet të përfundonin për 330 ditë;”hesapet”bëni vetë. Rruga është copa-copa e gropa-gropa,ura mbi lum,s’duket askund!!! Asnjë reagim;me qindra makina familjarësh që çojnë fëmijët në shkollë duhet të presin shumë kohë për të qarkulluar,në mëngjes dhe drekë. Gjithashtu këto makina bëhen shkak për trafik në aksin Shkodër-Tiranë,megjithëse janë të angazhuara forca të policisë rrugore. Çdo gjë në mëshirë të fatit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?