Prej një viti ishte azilant në Gjermani, zhduket 20-vjeçari nga Fieri! Motra: Dyshojmë mos është në burg

23 Qershor 2020, 19:24| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 19:57

  • Share

20-vjeçari nga Fieri, Kevin Ademi humbet kontaktet nga Hamburgu i Gjermanisë, qytet në të cilin kishte shkuar në kërkim të një vendi pune. Historia e të riut  u denoncua sot në emisionin “Pa Gjurmë” Report Tv nga e motra e tij.

Ai jetonte prej afro një viti e gjysmë si azilant në Gjermani, por fatkeqësisht, periudha e qëndrimit i kishte mbaruar që në janar të këtij viti. Për këtë arsye familja e tij dyshon se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumentacionit:

Kevini ka shkuar në Gjermani për një jetë më të mirë. Në kontaktin e  fundit e kemi pasur në datën 28 Maj. Gjatë kohës së karantinës atij i kishte humbur celulari dhe kemi biseduar me celularin e shokëve të tij. Vëllai ka rreth një vit e gjysmë në Gjermani, por në janar atij i ka mbaruar afati i qëndrimit në Azil. Në telefonatën e fundit që kemi zhvilluar, më tha që për shkak të virusit kishte disa kohë pa punë, por tani shpresonte të gjente një punë në Hamburg, pasi prej disa ditësh kishte shkuar aty. Më tha që rrinte vetëm, por nuk më tregoi që qëndronte në hotel, pasi këtë informacion e mora më vonë nga miqtë e tij. Të cilët gjithashtu nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Në komunikimin e fundit ishte i qeshur dhe nga veshja dukej shumë mirë. Vëllai nuk rrinte asnjëherë kaq shumë pa komunikuar më nënën, ndaj kemi dyshime se mund të jetë në burg për shkak të mungesës së dokumentacionit. Ndërsa në polici nuk kemi bërë akoma një denoncim,” tha e motra.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:

Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Telefon: 0444 17 778

Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16:00

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nino: 23/06/2020 19:52

    Mesa di une dhe me "experiencen" time nuk te vut njeri ne burg vetem se nuk ke dokumenta qendrimie. Ato te fusin ne kamp (qe nuk eshte burg pasi nuk eshte kriminale) deri sa te kthejne ne vendin e lindjes me avion por jo ne burg. Uroj qe te mos kete pesuar gje dhe te jete mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?