Foto Ilustruese

Kronikë

Prej një viti në kërkim për mashtrim, arrestohet 48-vjeçari nga Fieri (EMRI)

24 Shtator 2018, 10:12| Përditesimi: 24 Shtator 2018, 10:14

  • Share

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim që në mars të vitit të kaluar.

Si pasojë u ndalua shtetari i identifikuar si Avdul Kuçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 23.03.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

•Avdul Kuçi, 48 vjeç , banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 23.03.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim”dhe “Fallsifikim i dokumentave” parashikuar nga Nenet 143/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?