Prej orës 01:00 vijon zjarr në Kallm, flakët 'përpijnë' 100 ha pisha e shkurre (VIDEO)

15 Shtator 2020, 09:29| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 09:38

  • Share

DURRËS- Rreth 100 ha pisha dhe shkurre janë djegur në zonën e Kallmit, nga zjarri i cili ka nisur rreth orën 01:00 dhe vijon ende edhe gjatë ditë së sotme.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve 3 automjete të drejtorisë, 2 mjete të Portit dhe një nga Shijaku. Terreni është shumë i vështirë, ku pavarësisht punës së 20 zjarrfikësve dhe 4 vullnetarë fikja e zjarrit është e vështirë, teksa flakët po favorizohen edhe nga era.

Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell flakët janë "shumë agresive" duke përpiqë një sipërfaqe të konsiderueshme pishash e shkurrresh. 

Ndërkohë, ndihmë ka ardhur edhe nga Bashkia ku i janë bashkuar zjarrfikësve 20 punëtorë nga komunalja.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?