KAKAVIJË- Personeli mjekësor i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura i kanë dhënë ndihmën e parë një qytetari nga Greqia që priste në radhë për të kaluar në pikën doganore të Kakavijës.
Shtetasit grek i merrej fryma dhe kishte tension të lartë, por ka qenë pesoneli mjekësor i FA, i vendosur në këtë pikë kufitare me autoambulancën e pajisur me mjetet më të fundit mjekësore të urgjencës, që kanë asistuar menjëherë për të normalizuar gjendjen e tij shëndetësore.
Prej ditësh mjaft qytetarë, mes tyre edhe ata me kombësi greke qëndrojnë në radhë në Kakavijë për të kaluar në shtetin fqinj, para hyrjes në fuqi të masave të shtuara kufizuese që nisin nga dita e hënë, 17 maj, kur do kërkohet tampon negative dhe plotësimi I formularit PLF. Forcat e Armatosura iu erdhën në ndihmë qytetarëve me ujë, ushqime, por edhe me asistencë mjekësore dhe krijimin e kushteve për nevojat higjieno sanitare.
Lajmi kryesor:
Rraskapitja në Kakavijë pritet të marrë fund! Pala greke vijon punën edhe pas orës 22:00! Nga nesër me test COVID-i me vete dhe karantinë 7 ditë
B.K./ReportTv.al