Kronikë

Prej pesë ditësh aktiv, zjarri në Mirditë vijon të djegë pyjet

18 Korrik 2020, 11:44| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 13:18

  • Share

Zjarri i rënë që prej ditës së hënë në pyjet e Njësisë Administrative Zejmen në Lezhë vijon aktiv dhe tashmë ka prekur dhe territorin e Bashkisë Mirditë.

Që prej pasdites të së enjtes flaket janë përhapur në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Favorizuar dhe nga era zjarri ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyll me dru dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së rrugës.

Sipas të dhënave, në zonë ndodhen punonjësit e Agjencisë së Pyjeve të cilët po punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht zjarri është larg zonës së banuar dhe nuk rrezikohet prona e qytetareve. Ky zjarr i cili vijon të jetë aktiv prej pesë ditësh ka përshkuar afro pesë hektarë pyje në territoret e Bashkisë Lezhë dhe Mirditë.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?