Janë testuar sot në mesditë, sportelet të cilët do të shërbejnë për pagesën e taksës së Rrugës së Kombit. Duke nisur nga java e ardhshme çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë një tarifë që varion nga 2.5 deri në 22.5 euro.
Ndërkohë që janë bërë gati 4 sportele, nga dy për çdo kah të lëvizjes, koncesionari duke nisur nga sot është në fazën e testimit të sistemit nga ana teknike. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme.
Një vendim i tillë për tarifën e makinave, sipas ministrisë vjen për rritjen e sigurisë në rrugë, pasi kompania parashikohet që me fitimet ta mirëmbajë. Taksimi ishte menduar që të fillonte më herët, por pas testimit të sporteleve është vendosur që tarifimi të nisë javën e ardhshme.
Ministria e Infrastrukturës deklaron se për 30 vite koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën. Kujtojmë që më parë vendimi për dhënien me koncesion për tarifimin e rrugës është kundërshtuar nga banorët e Kukësit.
Tarifat nga java e ardhshme për të kaluar në Rrugën e Kombit
Klasa 1 motor - 2.5 euro
Klasa 2 veture - 5 euro
Klasa 3 autobus & kamioncine - 11.2 euro
Klasa 4 kamion i mesem - 16.2 euro
Klasa 5 kamion i rende - 22.5 euro
Gjiknuri: Koncesionari do ta mirëmbajë autostradën
Ministria e Infrastrukturës ka reaguar lidhur me vendosjen e tarifës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Infrastrukturës shpjegon se për çfarë do të shërbejë kjo taksë dhe si do të funksionojë.
"Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk - Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se: Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës. Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj.
Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit. Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve" thuhet ne deklaraten e ministrise.
Rruga eshte ndertuar me taksat e te gjithe shqiptareve. Une nuk e perdor ate rruge, pra kam paguar per dicka qe s'e perdor. Sipas Saliut, une, qe nuk e perdor rrugen, pra qe nuk e konsumoj ate duhet te paguaj taksa per mirembajtjen e saj, njesoj si ata qe e shkaterrojne!!! Cfare hipokriti, qe nga 400 milione euro te projektit, pasi vodhi e vodhi, pagoi 1 miliard e treqind milion euro, e per te bere nje shkaterrire, jashte cdo standardi. Pale, po edhe lulushja do ta anulloje kontraten e mirembajtjes!! Ku jeni o prokurore? Pse i lini te lire keta hajdute miliardere? Kur flitet per rrugen e kombit, Saliu me lulushen duhet te fshihen ne kanalet e haleve, si Muhamer Kadafi!!!
PërgjigjuPo na zhgenjeni shume nuk e kishim menduar se PS do ti vinte kemben ne gryke shqiptareve.
Përgjigjutarifa shume te shtrejta me cbohet kshu mer 5 euro vetura me i perllogaritje t vogel 1 mi makina 50 mij euro ne dite ku shko gjithe ky leke mo
Përgjigjuo Berti, as per te shumezuar nuk dini. 1000 makina here 5 euro bejne 5000 dhe jo 50 000. shiko punet e tua se mbase I bene me mire dhe leri leksionet qe do tu japesh shqipetareve
A mund të ketë parti socialiste që sillet si e djathtë ekstremiste?! Kjo është sot rilindja e perandorisë osmane me vëllezërit e Erdoganit. Shteti që duam është vetëm "Fjalë në ERëTV". Kjo kalbësirë korrupsioni nuk mund të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Europian! Shqipëria është gjë tjetër, një ideal i mendjeve të ndritura. "Lamtumirë, vendet e mia, qe, po zhduken dalëngadalë! Gjëmon deti, ushton duhia, likundet barka valë mbi valë," Fishta i madh na e tregon se si përfundojnë ata që në mendje kanë Shqipërinë në vargjet e poezisë" Lamtumirë vendet e mia". Nuk na lë të gënjehemi me idenë se Shqipëri është ajo e xhepave të gangsterëve me makina luksoze që mund të paguajnë këtë gjobë të re. Prandaj nuk mbetet gjë tjetër vetëm të ikësh në një vend ku mund të kesh të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze/ Ndoshta do ta kuptojë edhe snobi i Surrelit përse ikin Shqiptarët.
PërgjigjuNjeriu më i ndyr petrit vasili ka bër thirje që Shqiptarët mos të paguajn taksën . Ai është një njeri i ndyr po ktu ka plotësisht të drejt Shqiptarët mos të bëhen dele e të paguajn për konçesjonet e edi pallës që të mbushi ai xhepat . ASNJË MOS TË PAGUAJ .RUGA ËSHTË BËF ME LEKËT E TYRE E SKA PSE TË PAGUAJ .
Përgjigju