FUSHE-KRUJË- Prej tre ditësh vijon të digjet Parkun Kombëtar i Qafështamës, zjarr i cili nisi në Burrel, por për shkak të erës dhe mundësive të pakta të ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët u përhapën dhe kanë djegur deri më tani mbi 40 hektarë pyje.
Sipar informacionve të sjella nga gazetari i Report Tv Julian Shota flakët po i afrohen fshatit shkretë dhe kanë dëmtuar florën dhe faunën e Parkut Kombëtar.
Prej tre ditësh Report Tv vijon të pasqyrojë lajmin, por ende nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e zjarrit, ku të angazhuar janë vetëm disa punëtorë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe disa vullnetarë që punojnë me mjete rrethanore.
Komento
Edhe ju tani, pyesni njehere Luan Leken se cfare ka ndermend te ndertoje bashke me Kastratin ! Per keta nuk quhet Park Kombetar por toke e babes se keta jane pronaret e vertete. Park Kombetar quhet per ne te tjeret qe edhe per nje piknik duhet te marrim leje e te paguajme per te hyr!
Përgjigju