Kjo urë druri që mundësonte kalimin e vizitorëve në Kalanë e Lezhës nuk ekziston më. Ajo është e fundit që u shemb si një dëshmi e mungesë së gjatë të investimeve në një prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë.
"Problematikë është rruga që të sjell nga qyteti në Kala, madje ai segment rruge me kalldrëm ka filluar të degradojë. Problem tjetër është rindërtimi i urës, sepse ura ishte ndërtuar në vitin 2012 ishte ure prej druri me dërrasa të cilat u kalbën", tha Ded Margjoni, përgjrgjësi i kalasë.
Për të mbërritur në Kalanë Mesjetare duhet të përshkosh një rrugë automobilistike të ngushtë dhe pa standarde afro 1.8 kilometra nga qendra e Lezhës. Në këtë segment mund të kalojnë vetëm veturat dhe jo autobusët.
Ndërsa ura e drurit mundësonte kalimin e këmbësorëve nga parkimi deri në hyrje të kalasë. Në mungesë të saj, vizitorëve u kërkohet të tregojnë kujdes për të mos dëmtuar gurët antikë.
Në kala prej vitesh mungojnë dhe sinjalistika e ndriçimi.
"Ka disa mangësi në tabelat orientuese janë dëmtuar nga fëmijët se kanë qenë me plastikë", tha Margjoni.
Ekziston një projekt në letër për restaurimin e Kalasë Mesjetare, por përgjegjësi i saj nuk ka informacion se kur do të nisë puna.
"Është fondi i Bashkimit Europian, i cili ka akorduar një shumë të madhe, do të bëhet rindërtimi i murit të kalasë dhe restaurime katedralja dhe kisha në Mamurras. Janë bërë projektet kanë ardhur grupe të mëdha arkitektë konstruktorë", u shpreh ai.
Mungesa e investimeve ka sjellë degradimin e për rrjedhojë rënien e numrit të turistëve.
Asht e vërtetë , para një viti kam qënë në Lezhë , dhe në 10 ditë që ndejta atje 6 herë kam shkruar te kalaja me djalin se nuk e kishte vizituar kurrë nga brenda ( unë jetoj në Itali) . Kur hyp sipër e sheh peisazhin asht mrekulli,por sa të fillosh rrugën nga poshtë per sipër asht me të marr vaji.
Përgjigju