Prej vitesh të mbyllura prej amortizimit! 3 kisha të rrënuara në Voskopojë pritet të restaurohen në mars

28 Janar 2023, 16:23| Përditesimi: 28 Janar 2023, 16:30

  • Share

Në muajin mars pritet të nisë restaurimi i tre kishave monument kulture në Voskopojë që prej vitesh qëndrojnë të mbyllura për shkak të amortizimit.

"Voskopoja është një nga vendbanimet në juglindje me më shumë kisha. Dy prej tyre momentalisht ndodhen në një situatë tepër të amortizuar. Kisha e Kryeëngjëjve e shekullit XVII paratqitet me probleme tepër të mëdha. Çatia dhe pjesa e mureve të amortizuara, momentalisht përballen me agjentët natyror, sidomos në periudhën e dimrit", raporton gazetari i Report Tv Armannd Braho.

Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Korçë tha se janë gati projektet për restaurimin kapital të 3 kishave në Voskopojë dhe një në Vithkuq.

“Vitin e kaluar kemi kemi hartuar 3 projekte restaurimi për Voskopojën duke nisur me kishën e Shën Mihillit (kisha e Kryeengjëjve) e cila vërtet është shumë e rrezikuar. Më pas kemi hartuar projektin per kishën e Shën Marisë dhe aty dua të jem i saktë se projektet konsistojnë jovetëm në restaurimet kapital të objekteve por edhe në pikturën murale ndircimin monumental dhe pjesën e jashtme të këtyre objekteve, me qëllim që të nxjerrin vlerat e plota të tyre.  Në muajin prill janë miratuar 3 projekte për Vosopojën. Restaurimi i kishës që ndodhet brënda manastirit të “Shën Prodhomit”, kisha e Kryeëngjëjve dhe Kisha e Shën Marisë gjithashtu dhe një manastir në Vithkuq”, tha Gjergji Koki.

Fondi i dedikuar për rikonstruksionin e 4 kishave shkon në 1 miliardë lek dhe punimet pritet të nisin në muajin mars të këtij viti.

“Ky një projekt kompleks me një vlerë prej 1 miliard lekësh që i jep zgjidhje përfundimtare problematikave të këtyre objekteve. Eshte ne faze prokurori nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Pra do të thotë që nuk restaurojmë vetëm ndërhyrje të vogla ose ndërhyrje meremetuese të cilat në mënyrë periodike por zgjidhim përfundimisht problematikat e këtyre objekteve. Shpresojmë qe deri ne fund te marsit te nise puna për këto objekteve që janë dëmtuar ndër vite”, tha Gjergji Koki.

Kishat e Voskopojës gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës të mbrojtura, pasi nje pjese e tyre datojnë që prej shekullit të 18 dhe kanë artekturorë të veçantë. Për shkak të amortizimit ndër vite, disa prej tyre nuk janë të hapura për turistët.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?