Presidenti Ilir Meta

Politikë

Prekazi stacioni i fundit i Metës nga vizita në Kosovë dhe nderimet për Adem Jasharin: Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë

26 Nëntor 2021, 11:14| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 11:15

  • Share

Stacioni i fundit i presidentit Ilir Meta në Kosovë mbrëmjen e djeshme ishte në Prekaz, ku gjendet varri i heroit legjendar, Adem Jashari.

Me lule në dorë, Meta ka shpërndarë fotografi nga ai moment, ndërsa ka shkruar se nuk mund të mos ndalej në Prekaz, në prag të festës kombëtare të 28 nëntorit, e cila përkon edhe me ditëlindjen e Adem Jasharit.

“Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!”, shkruan Meta në rrjetin e tij social Facebook.

Në këtë mënyrë mori fund vizita disa ditore e presidenti në Kosovë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • UCK: 26/11/2021 16:18

    Te tille mostra qe vendosin lule te keta qe dhane jeten per pavaresine e vendit, jane te papranueshen nga shpirterat e luftetareve te UCK-se. Ai ka 30 vjet qe nuk mendon si shqiptar,qe do vendin e tij,por si te shpetoj floririn dhe vjedhjet galopante qe i ka bere pasurise kombetare te shqiptareve. Turp per shtetaret e Kosoves.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?