VORË- Në mungesë të një përgjigje nga ana e kryebashkiakut të Komanduar, Hekuran Brahimaj, banorët e Vorës që preken nga projekti i rindërtimit kanë dalë sërish në protestë. Ato hedhin akuza ndaj Bashkisë se nuk kanë janë informuar paraprakisht për shembjen e banesave të tyre, por e kanë mësuar nga TV, megjithatë përtej saj, ato i cilësojnë si afera korruptive pasi po shemben edhe shtëpi që nuk janë dëmtuar aspak nga tërmeti i 26 nëntorit, për të ndërtuar në vend të tyre një markatë! Absurde e quajnë banorët, duke thënë se në asnjë vend të botës nuk ka treg në qendër të vendit. Banorët janë të qartë në kërkesat e tyre. Së pari, kërkojnë rikishimin e këtij projekti, së dytë thonë se nuk janë informuar nga pushteti vendor se çdo të ndodh me banesat/ bizneset e tyre nëse do të kompensohen me godinë apo dëmshpërblehen, ndërsa për objektet që janë dëmtuar nga tërmeti kërkojnë të shemben, por që ndërtesat e reja të ndërtohen në po atë zonë, jo dikur tjetër më larg.
"Unë s'kam pasur aspak dëme, aktualisht jam biznesmen që kam një lokal në qendër të Vorës me 7 punonjës të siguruar, shteti do të më shemb se ka nxjerrë një projekt tjetër. 30 vite të miat emigrantë do m'i shemb. Unë ku do shkoj? Është DS1! S'kemi vendim, nuk është bërë dëgjesë publike, para dy ditësh te karburanti na thanë që do të behet dëgjesa, nga ora 5 e shtynë në orën 2, kryeministrit i thanë që është bërë dëgjesa publike, por nuk është bërë. Bëmë llafe se na del si akt që kryetari ka shkruar dhe e ka firmosur aktin dhe tani do e bëj fshehtas neve. I kam siguruar dokumentet në mënyrë individuale, unë jam 1 m larg pallatit. Pallati është pas, dhe fjala është që të shembet dhe të ndërtohet ku është, biznesin tim s'ka pse ta luaj, pallatin të bëjë çtë dojë. Ne kërkojmë që të takojmë patjetër, kryeministri të verë dorën në zemër se po i merr njerëzit në qafë, në vendin tim të bëjë markatë,m asnjë vend të botës nuk ka markatë në qendër", tha një nga banorët.
Duke u ndalur te dëgjesa publike e dy ditëve më parë, qytetari thotë se as për atë nuk kishin informacion, por e mësuan në rrugë jo zyrtare. Përtej kësaj, ai zbulon se kanë kërkuar Brahimaj që ta filmonin dëgjesën publike, por kjo u refuzua nga ky i fundit duke thënë se "qytetarët kanë ardhur për qëllime tendecioze", çka shkaktoi edhe përplasje verbale. Banorët shprehen se do të vijojnë protestat dhe paralajmëron se çështjen do e çojnë në gjykatë.
"Unë kam 4 godina që preken nga ky plan rindërtimit, dhe njëra nga godinat është gjysmë në pallat dhe një tjetër 1 m larg pallatit dhe këto duan të shembin për efekt të rindërtimit. trajtimi për këta është çfarë ke me dokumentacion do marrësh m përkatës. Një listë të çmimeve të shpronësimeve nuk ka dalë akoma, por trajtimi nga informacionet do të jetë me çmim minimal, nuk jemi thërritur nga institucioni për mënyrën e kompensimit apo për çmimin, por e kemi marrë vesh nga TV. Ne kërkojmë që plani të hidhet poshtë dhe të rishikohet, për godinat e dëmtuara të shemben, por të ndërtohen në vendin ku janë dhe me këto banorë të lidhet një kontratë se çfarë përfitojnë dhe çfarë do marrin. Banorëve u është dhënë një formular që janë dakord për t'u shembur, por jo se çfarë përfitojnë. Për ne është abuzive. Para dy ditësh u kërkua një dëgjesë publike nga Bashkia, por pa bërë afishimet përkatëse për t'u njoftuar populli, e mësuam vetë dhe shkuam, kërkuam që ta filmonim dëgjesën, nuk na e pranuar dhe situata u agravua dhe kryetari tha se nuk do të bëhet se ju keni ardhur me tendencë. Prandaj dolëm në protestë dhe do vijojmë deri sa të plotësohen kërkesat tona. Po shohim shkeljet që kanë bërë me këtë plan rindërtimi dhe do i hedhim në gjyq dhe do bëjmë kallëzimin ku kërkojmë që të hidhet poshtë ky plan", tha një tjetër qytetar që preket nga plani.
Ato protestuan edhe ditën e djeshme, ku nuk munguan edhe përplasjet me policinë, ku pati edhe tentativa për të hyrë me forcë në Bashki.