Foto ilustruese

Kronikë

Prekte në vende intime mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier

25 Prill, 11:11| Përditesimi: 25 Prill, 11:13

  • Share

Fier- Një ngjarje e paprcedentë është regjistruar në qytetin e Fierit. Një 55-vjeçar i cili prekte mbesën e tij vetëm 5-vjeçe në vende intime është arrestuar.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se denoncimi për Vladimir Gjatën është bërë nga nëna e së miturës, nusja e djalit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?