Politikë

Prela në garë për SPAK, pyetet për 'Bild' e dosjen 'Shullazi': Kam bërë lëvizjet e duhura

9 Korrik 2019, 14:41| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 19:31

  • Share

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i është nënshtruar intervistës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si kandidate për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se Prela ka argumentuar kandidaturën e saj si një dëshirë që vjen pas 18 viteve karrierë si prokurore. Ajo është pyetur edhe për dosjen "Shullazi",  sipas së cilës ka bërë lëvizjet e duhura që ky proces mos të dështojë. edhe pse kjo shkaktoi konflikt të brendshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 

Ndalur tek dosjet 339 dhe 184 Prela ka thënë se aktualisht ka një hetim për nxjerrje të sekretit dhe ajo është në pritje të këtij rezultati.

Sa i përket ankimimit të ONM-së për vettingun që ka kaluar Prela,  pyejteve të KLP-s i është përgjigjur me të njëjtat qëndrime që ka mbajtur në KPK duke thënë se as ka fshehur të ardhura, as ka kryer evazion.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • VETINGU: 09/07/2019 15:13

    NUK KE KU SHKON KETE RRADHE DO PERJASHTOHESH NJE HERE E PERGJITHMON NGA SISTEMI I DREJTESISE...

    Përgjigju
  • Erla: 09/07/2019 15:01

    Urime znj.Prela mbasi e meriton plotesisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?