Newcastle 1-1 Everton

Premier League/ Armando Broja në shtëpi, Fulham e pëson 3-1 në udhëtim! Everton merr pikë në Newcastle, ndalet Wolves

2 Prill, 22:43| Përditesimi: 2 Prill, 22:44

  • Share

Premier League në Angli luan në mesjavë raundin e 31-të. Këtë të martë te tri pikët dolën Nottingham dhe Bournemouth, teksa sfida mes Burnley dhe Wolves u mbyll 1-1.

Në "St. James Park" Newcastle dhe Everton barazuan 1-1. Ishin vendasit që kaluan në epërsi me Isak pas 15 minutash lojë, teksa miqtë barazuan me penalltinë e Calvert-Lewin në të 88 minutë.

Në "City Ground" Nottinghami u rikthye te suksesi pas katër ndeshjeve dhe mposhti 3-1 Fulhamin. Hudson-Odoi, Uood dhe Gibbs shënuan për vendasit, teksa Fulham shkurtoi me Aderabioyo në pjesën e dytë. Te Fulham trajneri Marco Silva la në shtëpi Armando Brojën për zgjedhje teknike.

Bournemouth iu fal golit të Kluivert në minutën e 79-të për të marrë tri pikë kundër Crystal Palace, ndërkohë që Burnley dhe Wolves u mbyll 1-1. Te Burnley për 90 minuta luajti në portë Muric, portieri i Kosovës që bëri paraqitje të mirë.

Premier League, raundi 31:

E martë

20:30 Newcastle 1-1 Everton

20:30 Nottingham 3-1 Fulham

20:45 Bournemouth 1-0 Crystal Palace

20:45 Burnley 1-1 Wolves

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?