ANGLI - Futbolli elitar anglez zhvilloi të diel tre nga ndeshjet e radhës për raundin e parë. Në 'Old Trafford' vendasit e Man. United u mposhtën 0-1 nga Arsenali, teksa Chelsea dhe Crystal Palace barazuan 0-0. Tri pikë për Nottingham. Raundi i parë mbyllet këtë të hënë me duelin Leeds - Everton në orën 21:00.
Ndeshja më e rëndësishme u zhvillua në 'Old Trafford'. Vendasit e Manchester United u mposhtën 0-1 nga Arsenali. Dueli u vendos nga goli i italianit Calafiori, por vendasit pretenduan për faull në dëm të portierit Bayindir. Krosimi nga këndorja u grushtua jo si duhet nga portieri, që më herët kishte një ngacmim nga Saliba. Megjithë protestat, goli vendosi ndeshjen. United kishte disa raste dhe duket se përforcimet e fundit janë përshtatur me grupin. Te Arsenal një zhgënjim mund të quhet forma e sulmuesit Gyokeres, i cili në 60 minuta në fushë nuk tregoi asgjë.
Në 'City Ground', Nottingham fitoi 3-1 kundër Brentford. Uood me dopietë dhe Ndoye shënuan golat për vendasit, teksa miqtë u ngushëlluan me Thiago. Ndërkohë në 'Stamford Bridge', Chelsea dhe Crystal Palace barazuan pa gola.
Premier League, raundi i parë:
E diel, 17 gusht 2025
Chelsea 0-0 Crystal Palace
Nottingham 3-1 Brentford
Manchester United 0-1 Arsenal
Renditja:
Komente
